RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sunak: BM mirënjohëse Shqipërisë për luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

sunak:-bm-mirenjohese-shqiperise-per-luften-kunder-trafikanteve-te-qenieve-njerezore

Pas deklaratave të ashpra të bëra dje kundër gjuhës së përdorur nga sekretarja e Brendshme Suela Braverman, një ministër i kabinetit dhe tani zëdhënësja e kryeministrit kanë ndryshuar gjuhën e tyre duke u treguar shumë mirënjohës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

”Britania e Madhe ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën e bërë për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore”, deklaroi një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak.

Kryeministri shqiptar Edi Rama kritikoi komentet për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë duke thënë se ”Ishte vërtet një pikë ku qytetërimi ynë u vu në një pozitë shumë të vështirë duke dëgjuar të lëshoheshin fjalë nga më të çmendurat që hidheshin dhe ku fjala pushtim shënoi kulmin”.

”Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.

”Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve të qenieve njerëzore. I jemi mirënjohës Shqipërisë që ka punuar me ne për këtë”, shtoi ajo, sipas burimeve që përputhen.

Related posts

Sulmi rus në Odesa shkaktoi 20 viktima, Zelensky zotohet se do të kundërpërgjigjet

admin

Niger: Protestuesit sulmojnë ambasadën franceze, valëvisin flamuj rusë – VIDEO

admin

Kolumbia arrin armëpushim me grupet kryesore të armatosura

admin