RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndryshohen tabelat e parkut në Shkup, zëvendësojnë “donacion nga Izraeli” me ato që përkujtojnë fëmijët në Gaza

ndryshohen-tabelat-e-parkut-ne-shkup,-zevendesojne-“donacion-nga-izraeli”-me-ato-qe-perkujtojne-femijet-ne-gaza

Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një kënd lojërash në komunën Aerodrom të Shkupit, i cili u financua përmes një donacioni nga Izraelit, duke i zëvendësuar ato me “Këndi i lojërave për fëmijë Gaza”, transmeton Anadolu.

Në tabelat që shkruanin këndi i lojërave është donacion nga Izraeli, lëvizja civile “Të gjithë për Palestinën” vendosi tabelat “Këndi i lojërave për fëmijë Gaza – Në kujtim të përjetshëm të fëmijëve palestinezë, viktima të gjenocidit të kryer nga Izraeli”.

Muajin e kaluar, komuna Aerodrom pranoi këndin e lojërave si donacion nga Izraeli, ku kryetari i komunës, Dejan Miteski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorin izraelit në Shkup, Vivian Aisen, përuruan hapjen e parkut në nder të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor në Rripin e Gazës, sulmet e pamëshirshme izraelite vazhdojnë në enklavën palestineze, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë të paktën 70.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 171 mijë të tjerë.

Related posts

Kryeparlamentari Peleshi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

RTI

Emisari heq dilemën: Për Gjermaninë vizat më nuk janë çështje

admin

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Irfan Jahiu