RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në asnjë shkollë nuk ka filluar procesi mësimor

ne-asnje-shkolle-nuk-ka-filluar-procesi-mesimor

Deri më tani në asnjë shkollë në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor, ka bërë të ditur për KosovaPress drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

Edhe nga ajo që ekipet e KosovaPress-it kanë parë në teren, shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për greva.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën.

Related posts

OKB-ja shpreh shqetësim për marrjen nga Huthit të një kompleksi humanitar në Jemen

RTI

Ushtria izraelite vret një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor

admin

NATO zbulon operacion sekret rus: synonte kabllot që lidhin botën…

RTI