RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Austri, tani mund të gjobiten ata që mbajnë maska

ne-austri,-tani-mund-te-gjobiten-ata-qe-mbajne-maska

Në fillim të këtij muaji, autoritetet austriake hoqën masën e mbajtjes së detyrueshme të maskave në transportin publik në Vjenë dhe ata që dëshirojnë të vazhdojnë t’i mbajnë mund të gjobiten.

Sipas “Der Spiegel”, një gjobë deri në 150 euro mund të aplikohet në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2017.

Ligji parashikon ndalimin e mbulimit të fytyrës në një vend publik. Përjashtim bën mbajtja e maskës për arsye mjekësore. Para shpërthimit të pandemisë COVID-19 ishte i nevojshëm konfirmimi i mjekut.

Për këtë temë ka reaguar më herët ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauh, i cili ka thënë se mbajtja e maskave, për momentin, nuk përbën shkelje të ligjit.

Megjithatë, që nga ky muaj është e pasigurt se si do ta trajtojnë autoritetet kompetente ata që mbajnë maska, sipas mediave austriake.

“Kurir” austriak raportoi se qeveria po kërkon një mënyrë për të zgjidhur dyshimet në lidhje me këtë çështje. /koha

Related posts

Gjendje katastrofe në Viktoria të Australisë për shkak të zjarreve shkatërruese, qindra shtëpi të djegura

admin

Prezantoi planin 20 pikësh për paqen, Zelensky kërkon takim me Trump: Gati të diskutojmë çështjen e territorit

admin

Largimi i Lajçak? Gazeta sllovene: Po lobohet që ish-presidenti të bëhet emisar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

admin