Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me Mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.
Maqedonci njoftoi se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
“Trajnimi i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Turke kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, ka shkruar ministri në Facebook.