Kryeministri i Izraelit thotë se presioni ushtarak si dhe përpjekjet diplomatike ndihmuan në lirimin e robërve.
Në një konferencë për shtyp, Netanyahu tha se lufta “do të vazhdojë derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona, që është kthimi i robërve dhe eliminimi i Hamasit. Operacioni tokësor është i nevojshëm për të arritur qëllimet e lartpërmendura.”
Netanyahu shtoi se ushtarët po luftonin në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. “Kjo është një luftë afatgjatë, por ne do ta fitojmë këtë luftë në fund të ditës”, tha ai.
“Ushtarët tanë u përgatitën gjatë ditëve të armëpushimit për fitoren e përgjithshme kundër Hamasit.” /mesazhi