RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Finlandë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

ne-finlande-sot-po-mbahen-zgjedhjet-parlamentare

Finlandezët janë duke dalë në qendra të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re, raporton BBC.

Është një garë e ngushtë mes popullistëve të krahut të djathtë, konzervatorëve dhe kryeministres aktuale Sanna Marin, që është e një partie të frymës së qendrës së majtë.

Finlanda është pak ditë para se t’i bashkohet NATO-s, por lufta në Ukrainë ka pasur pak ndikim në të, ndonëse ndan vijën më të gjatë kufitare me Rusinë.

Beteja elektorale më tepër ka qenë e përqendruar te ekonomia.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 9 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 20:00.

Sfida kryesore e Sanna Marinit të socialdemokratëve vjen nga krahu i djathtë.

Pas katër vjetëve në opozitë, Partia e Koalicionit Kombëtar e Petteri Orpos ka shpresë të madhe për të formuar koalicionin qeverisë. Por, kjo mund të jetë mundësia më e mirë edhe e popullistëve të Partisë Finlandeze që të drejtojnë Qeverinë. /koha

Related posts

Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut, OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri

admin

Vendim i gjykatës austriake: Pyetjet rreth shamisë në intervistë punë përbëjnë diskriminim

admin

Rusia: Do të zhvillojmë bashkëpunimin ushtarak me Afrikën

rezart morina