Një person në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar, shkruan teve1.info.
Sipas raportit, i njëjti derisa ishte në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e më pas kishte demoluar orendi shtëpiake.
Derisa gjatë arrestimit të tij i njëjti kishte sulmuar edhe zyrarin policor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.