RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

ne-gjysmen-e-shkollave-ne-prishtine-nevojiten-nderhyrje-per-ceshtje-te-sigurise

Në rreth 50% të shkollave në Prishtinë duhet të ketë intervenime sa i përket sigurisë.

Kjo është bërë e ditur nga raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.

E për këtë situatë, kryetari i kryeqytetit Përparim Rama ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfiksat dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave.

“Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren. Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, ka shkruar Rama.

Related posts

VIDEO/ Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, gjithçka lëkundet si lavjerrës! Ja sa ishte forca e goditjes, shikoni pamjet

admin

Polonia ofron trajnime ushtarake bazë për të gjithë qytetarët

admin

Moti i keq, përmbytje edhe në Prishtinë, ndërpritet procesi mësimor. Rrezik që lumenjtë të dalin nga shtrati

admin