RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Japoni, gjithnjë e më shumë beqarë po vdesin në shtëpi

ne-japoni,-gjithnje-e-me-shume-beqare-po-vdesin-ne-shtepi

Në gjysmën e parë të këtij viti, gjithsej 37,227 njerëz që jetojnë vetëm vdiqën në shtëpi në Japoni, tregojnë të dhënat zyrtare nga policia japoneze.

Rreth 76 përqind e këtij numri janë njerëz mbi 65 vjeç, thanë zyrtarët.

Vitet e fundit, numri i njerëzve që vdesin vetëm në shtëpi ka qenë në rritje në Japoni, dhe ky fenomen quhet “vdekja e vetmuar”, e cila i atribuohet rritjes së numrit të familjeve me një person në atë vend, si dhe popullsia në plakje.

Numri më i madh i vdekjeve të tilla është regjistruar tek popullsia mbi 85 vjeç.

Të dhënat e publikuara tregojnë se sa më e vjetër të jetë kategoria beqare, aq më e lartë është përqindja e “vdekjes së vetmuar”.

Nga ky numër, rreth 25,600 janë burra, ndërsa 11,600 janë gra.

Fenomeni i njerëzve që vdesin vetëm në shtëpi është veçanërisht i theksuar në zonat e mëdha urbane si Tokio dhe Osaka.

Siç raportohet nga gazeta japoneze Asahi Shimbun, rritja e familjeve me një anëtarë në Japoni, ndryshimi i dinamikës sociale, si dhe problemi në rritje i vetëvrasjeve vuri në dukje çështjen e njerëzve të vetëm që vdesin në shtëpitë e tyre.

Për të zbutur këtë problem, autoritetet japoneze miratuan Aktin e Politikës kundër Vetmisë dhe Izolimit në prill. /abcnews

Related posts

Presidenti turk shënon 104-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit të Azerbajxhanit

admin

Prindër dhe drejtues të shkollave kërkojnë direkt furnizim me libra

rezart morina

Varianti i ri i COVID-19 përhapet në Britaninë e Madhe

rezart morina