RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit”, thotë zonja e parë e Venezuelës

“ne-jemi-deshmitare-te-gjenocidit”,-thote-zonja-e-pare-e-venezueles

Bota po dëshmon një “gjenocid” në Rripin e Gazës, tha të mërkurën zonja e parë e Venezuelës Cilia Flores.

Në kuadër të takimit “Një zemër për Palestinën” të zonjave të para në metropolin turk Stamboll, Flores tha: “Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit”.

Duke vënë në dukje se situata në Rripin e Gazës ishte “e paprecedentë”, ajo tha se qyteti është nën rrethim dhe është bombarduar nga ajri dhe toka nga Izraeli.

“Ne shohim viktimat në Gaza. Ne shohim vdekjen e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe civilëve. Ne shohim viktima civile që dalin nga shtëpitë e tyre të shkatërruara, por të paaftë të largohen nga qyteti sepse janë në një burg të hapur.” shtoi ajo.

Ajo tha se gratë duhet të udhëheqin lëvizjet e rezistencës kundër të gjitha akteve të dhunës, veçanërisht gjenocidit që vazhdon të kryhet kundër Gazës dhe mbarë popullit palestinez.

Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, priti samitin “Një zemër për Palestinën”, me zonjat e tjera të para nga e gjithë bota në metropolin turk Istanbul, si pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza. /mesazhi

Related posts

Ushtria izraelite arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Komandot e marinës iraniane konfiskojnë një anije izraelite në ngushticën e Hormuzit

admin6

Ekstremisti Luigj Marku nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin