RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në jug të Izraelit gjenden mbetjet e një xhamie të shekullit të 7-të – VIDEO

ne-jug-te-izraelit-gjenden-mbetjet-e-nje-xhamie-te-shekullit-te-7-te-–-video

Në rajonin e shkretëtirës Negev në jug të Izraelit janë gjetur mbetje të një xhamie që i përket shekullit të 7-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Yedioth Ahronot”, në një deklaratë nga Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, thuhet se gjatë kërkimeve gjithëpërfshirëse për të ndërtuar një lagje të re në zonën Rahat në rajon, u gjetën mbetjet e një xhamie që daton nga periudha e parë e Islamit.

Në deklaratë thuhet se xhamia e vogël, e cila përbëhet nga një dhomë katrore me mihrabin në qendër dhe një mur në drejtim të Qabesë, është ndërtuar në shekullin e 7-të.

Theksohet se zbulimi i ri arkeologjik pasqyron gjurmët e kalimit gradual nga krishterimi në Islam në rajon mes shekujve 7 dhe 9-të. Bëhet e ditur se xhamia e zbuluar përmban shumë qeramikë që datojnë mes shekujve 7 dhe 8-të.

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një shtëpi ferme të periudhës bizantine në zonë e cila mendohet se ka strehuar edhe fermerë të krishterë.

Institucioni i Veprave Antike të Izraelit, në korrik 2019 njoftoi se në një vend rreth 2 kilometra nga xhamia e sapo zbuluar ishin gjetur sërish mbetje të një xhamie të shekullit të 7-të. /aa

Related posts

Çështja penale ndaj ish-presidentit Trump në dorën e jurisë! Çfarë pritet të ndodh dhe sa do të zgjasë procesi i shqyrtimit

admin

“Do jetë në aleancë kur ta lejojnë kushtet”- Diplomati i lartë amerikan: Politika Ukrainë-NATO është e pandryshueshme

admin

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin e Turqisë: Lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella

admin