Temperatura e lartë është një prej simptomave të Covid-19 dhe matja e saj është shumë e rëndësishme. Pasja e termometrit të duhur në shtëpi apo në punë është cilësuar tashmë si jetike.
Por, në cilën pjesë të trupit bëhet matja më e saktë e temperaturës? Sipas ekspertëve të shëndetësisë për Wall Street Journal, balli, goja.
Temperatura e lartë është një prej simptomave të Covid-19 dhe matja e saj është shumë e rëndësishme. Pasja e termometrit të duhur në shtëpi apo në punë është cilësuar tashmë si jetike.
Por, në cilën pjesë të trupit bëhet matja më e saktë e temperaturës? Sipas ekspertëve të shëndetësisë për Wall Street Journal, balli, goja, anusi, veshët dhe sqetullat janë zonat më të mira të trupit që tregojnë saktë nivelin e temperaturës.
Sidoqoftë, termometri me rreze infra të kuqe funksionon vetëm për ballin dhe veshët. Nëse ju përdorni termometër dixhital, matja më e saktë bëhet nëpërmjet anusit dhe gojës mjafton që ai të mbahet për mbi 30 sekonda.
Në sqetulla, termometri duhet mbajtur deri në 5 minuta. Veshët mund të jenë sfidues për matjen e temperaturës për shkak të dyllit. Nëse në shtëpinë tuaj përdorni termometra të ndryshëm për përdorim nga anusi dhe nga goja, është mirë që mos t’i ngatërroni në përdorim për arsye higjene.