RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

ne-ldk-thone-se-mund-te-kete-vend-per-osmanin-ne-kete-parti

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e hapur për rikthimin e Vjosa Osmanit.

Këtë e ka thënë Visar Azemi, anëtar i Kryesisë së kësaj partie.

Ai të mërkurën në një konferencë për media është shprehur se kjo parti synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj

“Unë konsideroj që këto ngjarje do t’i shohim në ditët në vazhdim. LDK-ja synon rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK, sepse e djathta duhet të bashkohet, pasi që ka pasur një proces i cili ka qenë i dëmtuar në proceset e mëparshme dhe po kështu po synojmë që ta unifikojmë partinë ashtu siç ka qenë LDK-ja gjithherë”, është shprehur ai.

Osmani pas përfundimit të mandatit të presidentes ka paralajmëruar se do të vazhdojë aktivitetin politik.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur idenë e tij për bashkim “të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike”.

Ai kishte thënë se të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Related posts

75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Kushtrim Guraj

E rëndë në Angli/ Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit dhe komentatorit të BBC

admin

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për vjedhje, policia falënderon qytetarët dhe mediat

admin