RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Në Mal të Zi janë dhunuar tre shtetas shqiptarë”

“ne-mal-te-zi-jane-dhunuar-tre-shtetas-shqiptare”

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në Mal të Zi sot janë dhunuar tre shtetas shqiptarë, nga disa shtetas të panjohur, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se drejtuesit e Policisë së Shqipërisë kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë.

“Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Zelenika’, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.”, thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve shqiptare, në lidhje me këtë ngjarje, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, sipas autoriteteve, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë.

Gjithashtu theksohet se Policia e Shqipërisë është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e ngjarjes.

Related posts

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

admin

Hungarezët votojnë për në PE, Viktor Orban: Zgjedhjet do të vendosnin nëse lufta e Rusisë në Ukrainë do të përfshijë…

admin

Gaza, 80 për qind e qendrave të kujdesit shëndetësor janë jashtë shërbimit

admin