RTV AHIRETI
Lajme

Në Marok mijëra persona ma’rshojnë në solidaritet me Ga’zën

ne-marok-mijera-persona-ma’rshojne-ne-solidaritet-me-ga’zen

Mijëra persona në Marok marshuan për të treguar solidaritet me popullin e Palestinës dhe për të refuzuar sulmet që Izraeli vazhdon prej 8 muajsh në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Protestuesit që dolën në rrugë në qytetin Al-Mohammedia në perëndim të Marokut me thirrjen e bërë nga Fronti Maroken për Mbështetje ndaj Palestinës, kërkuan mbrojtjen e civilëve në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon.

Nga bulevardet kryesore të qytetit Al-Mohammedia protestuesit dënuan sulmet e Izraelit kundër Gazës dhe marshuan deri në qendër të qytetit.

Protestuesit dënuan “masakrën” e cila shkaktoi humbjen e jetës së 274 palestinezëve që u krye nga “ushtria izraelite ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës”.

Duke brohoritur me slogane në solidarizim me popullin e Palestinës protestuesit ngritën zërin për rezistencën palestineze.

Në sulmet intensive nga toka, ajri dhe deti të kryera dje nga ushtria izraelite ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat dhe zonave të ndryshme në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, humbën jetën 274 palestinezë përfshirë 64 fëmijë dhe 57 gra, ndërsa u plagosën 698 palestinezë prej të cilëve 153 fëmijë dhe 161 gra.

The post Në Marok mijëra persona ma’rshojnë në solidaritet me Ga’zën first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Hamasi dënon fushatën e Izraelit kundër OKB-së

rezart morina

155 mjekë u larguan sivjet nga Kosova

admin

Turqi, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir – VIDEO

admin