RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi dënon fushatën e Izraelit kundër OKB-së

hamasi-denon-fushaten-e-izraelit-kunder-okb-se

Hamasi, grupi i rezistencës palestineze, dënoi fushatën e Izraelit kundër institucioneve të OKB-së, duke e quajtur atë “akuzë të zbrazët” që synon t’i pengojë ata të ofrojnë ndihmë për njerëzit në Rripin e Gazës, “të cilët po i nënshtrohen gjenocidit”, transmeton Anadolu.

“E fundit është akuza e zbrazët kundër Organizatës Botërore të Shëndetësisë për atë që Izraeli e quajti marrëveshje të fshehtë me lëvizjen Hamas, duke përsëritur pretendimin e rremë për përdorimin e spitaleve nga lëvizja në operacione ushtarake”, tha Hamasi në një deklaratë.

Grupi i rezistencës palestineze dënoi gjithashtu akuzat e Izraelit kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) me qëllim “ndërprerjen e financimit të saj dhe privimin e popullit tonë nga e drejta e tyre për shërbimet e këtyre agjencive ndërkombëtare”.

Izraeli ka pretenduar se Hamasi po përdor spitalet në Rripin e Gazës për qëllime ushtarake për të justifikuar sulmet dhe bombardimet ndaj tyre, edhe pse ata strehojnë njerëz të zhvendosur, ndërsa lëvizja e rezistencës palestineze i ka mohuar vazhdimisht akuzat e tilla.

Hamasi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve ndërkombëtare “të mos dorëzohen para kërcënimeve dhe shantazheve izraelite”.

Grupi theksoi “rëndësinë e rolit të këtyre agjencive në ofrimin e ndihmës për popullin tonë dhe dokumentimin e krimeve të okupacionit (izraelit)”.

OBSH-ja hodhi poshtë të premten akuzat e Izraelit për “bashkëpunim të fshehtë” me Hamasin dhe “mbylljen e syve” ndaj vuajtjeve të pengjeve izraelitë në Gaza.

Që nga 7 tetori, të paktën 220 shkelje nga Izraeli kundër institucioneve të drejtuara nga OKB-ja janë dokumentuar në Gaza.

Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë 1.200 njerëz.

Të paktën 26.257 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe 64.797 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Related posts

Kirurgu britanik flet për 40 ditët në Gaza: Qëllimi i luftës shkatërrimi i Gazës dhe popullit të saj

admin

Biden shpreson që Izraeli nuk do të nisë pushtim tokësor në Rafah

admin6

Deri në pesë orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

admin