RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Ohër u mbajt konferenca e ministrave të kulturës të Evropës Juglindore

ne-oher-u-mbajt-konferenca-e-ministrave-te-kultures-te-evropes-juglindore

Në Ohër u mbajt konferenca dyditore e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore (CoMoCoSEE) me temë “Forcimi i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”, e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut, e cila kryeson me këtë mekanizëm rajonal, transmeton Anadolu.

Në takim morën pjesë ministra, zëvendësministra dhe delegacione nga Shqipëria, Turqia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia, Moldavia, Bullgaria, Greqia, Rumania si edhe ekspertë të shumtë të fushës.

Konferenca u fokusua në forcimin e bashkëpunimit kulturor rajonal, mbrojtjen e trashëgimisë dhe rolin e kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm. Pjesëmarrësit miratuan me aklamacion “Deklaratën e Ohrit 2025”, dokument që, sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, riafirmon angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit kulturor dhe mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov, në fjalën e tij hapëse vuri në dukje rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, digjitalizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale, duke theksuar nevojën për mekanizma më efikasë dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal.

“Nisma e përbashkët për të krijuar një Fond Rajonal për Bashkëpunim Kulturor mund të jetë një hap i rëndësishëm institucional që ka potencialin të sigurojë stabilitet, parashikueshmëri dhe profesionalizim të aktiviteteve rajonale”, theksoi ai.

Ndërkaq, Magdalena Landry, drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNESCO-s në Venecia, tha se rajoni i Evropës Juglindore përfaqëson një diversitet të jashtëzakonshëm kulturor dhe se UNESCO mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj forcimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Nga viti 2026, me Këshillin e Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore do të kryesojë Republika e Moldavisë.

Related posts

Të mbipopulluara dhe me parazitë, qeveria britanike liron nga qelitë mijëra të burgosur! Ja kategoritë që përjashtohen

admin

Njihej për rolet e saj në Harry Potter dhe Downton Abbey, ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith

admin

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Kushtrim Guraj