RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Parlamentin e Britanisë ngrihet shqetësimi për çështjen e Kosovës

ne-parlamentin-e-britanise-ngrihet-shqetesimi-per-ceshtjen-e-kosoves

Deputetja britanike Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin e Britanisë, ka ngritur shqetësim se me propozimin franko-gjerman, po rrezikohet edhe krijimi i një enklave të re të stilit të Republika Sërpskas në Kosovë.

Kearns ka pyetur gjatë seancës qeveritarët nëse e kanë kundërshtuar këtë ide të krijimit të një Republika Sërpska të re dhe nëse do të bllokohet Republika Sërpska që të manovrojë në bursën e Londrës, duke thënë se me këtë po i financon planet e ambiciet që ka për t’u shkëputur nga territori i Bosnjë-Hercegovinës.

Nga Qeveria e Britanisë ka marrë përgjigjen se autoritetet e Britanisë ndajnë këto shqetësime dhe se po punojnë ngushtë me partnerët për të përkrahur normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ministri britanik për Evropën, Leo Docherty, tha se s’do të lejohet krijimi i një enklave njëetnike në Kosovë.

“E lehtësuar që Qeveria e ka konfirmuar se nuk do të përkrahë krijimin e një enklave të re serbe në Kosovë. Është kyçe të mos rrënjoset më tej etno-nacionalizimit në Ballkan”, ka shkruar Kearns.

E ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, e ka falënderuar deputeten britanike.

“Faleminderit Alicia Kearns që ke ngritur shqetësimet tona të sinqerta nga Kosova. Një ‘republikë Dodik’ në Kosovë (siç në mënyrë të paligjshme po planifikon Serbia) do të anulojë angazhimet dekadëshe të Perëndimit për një paqe të qëndrueshme dhe demokraci në Ballkian Perëndimor. Serbët e Kosovës kanë të drejta të zgjeruara në Kosovë – të papara në shumë Kushtetuta moderne”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related posts

Shtëpia e Bardhë denoncon retorikën bërthamore të Presidentit Putin

rezart morina

Komandanti i FSK-së, Jashari: Në bashkëpunim me aleatët jemi gati t’i shërbejmë paqes dhe të parandalojmë luftërat

rezart morina

IOM & UNHCR: Veprime urgjente për parandalimin e vdekjeve në det

admin