RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 100 numri i të vdekurve nga sulmi në xhaminë e Pakistanit

shkon-ne-100-numri-i-te-vdekurve-nga-sulmi-ne-xhamine-e-pakistanit

Ka shkuar në 100 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit vetëvrasës në një xhami në qytetin Peshawar të Pakistanit.

Xhamia ndodhet brenda një zone të sigurisë së lartë, ndërkohë që hetimet kanë nisur lidhur me sulmin, raportoi BBC-ja të martën.

Sulmi, i cili ishte një prej më vdekjeprurësve në Pakistan ndër vite, ka lënë po ashtu shumë të lënduar.

Një taleban pakistanez e ka marrë përgjegjësinë e sulmit, mirëpo kjo më vonë është mohuar nga grupi militant.

Në të kaluarën, talebanët pakistanezë janë përmbajtur nga pretendimi i disa sulmeve në xhami, shkolla apo tregje, sepse ata thonë se janë në luftë me forcat e sigurisë dhe jo me popullin pakistanez, por shumë dyshojnë në mohime të tilla.

Related posts

“Çarja e Akullit”: Pse NATO, Rusia dhe Kina janë në garë për të kontrolluar veriun e largët?

Muhamet Ramadani

“Zvërneci”: njihuni me (vetë)tredhjen e një politikani që s’shkëlqeu kurrë

Kushtrim Guraj

Paralajmërimi i Kurtit: Kosova do të vijojë të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

admin