RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në rrugën “Xhorxh Bush” nuk do të kalojnë më as autobusët

ne-rrugen-“xhorxh-bush”-nuk-do-te-kalojne-me-as-autobuset

Rruga “Xhorxh Bush” e cila tash e një kohë herë mbyllej e herë hapej për qarkullim përfundimisht do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave, e tash edhe të autobusëve.

Tash e një kohë kjo rrugë ishte e mbyllur edhe për autobusë, megjithatë mendohej se pas sezonit veror rruga do të hapej për qarkullimin e autobusëve.

Alban Zogaj, nënkryetar i komunës së Prishtinës i tha Telegrafit se rruga “Xhorxh Bush” nuk do të hapet as për qarkullimin e autobusëve.

Kjo rrugë do të kthehet në bulevard dhe do të ketë pamje tjetër.

“Po, rruga ‘Xhorxh Bush’ do të kthehet në Bulevard. Në pranverë do të fillojmë me punime…. do të ketë gjelbërim e dizajn krejt tjetër nga çfarë është aktualisht”, tha ai.

Related posts

Aksident në Pogradec, motomjeti humb kontrollin, shoferi përfundon i plagosur në spital. Ja si është gjendja e tij

admin

Opozita organizon protestë në Shqipëri, seanca parlamentare përfshihet nga tensionet

rezart morina

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

admin