RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

​dita-nderkombetare-e-paqeruajtesve-te-okb-se

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së.

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave dhe grave që vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së, për profesionalizimin e lartë, përkushtimin dhe kurajën.

Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3 mijë e 200 ushtarë, policë dhe staf civil, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve, përcjell KosovaPress.

Paqeruajtësit e përdorin këtë ditë për të forcuar lidhjet me popullsinë lokale të cilës i shërbejnë. /kosovaPress

Related posts

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe ‘Projekti 2025’/ VOA: Nëse Donald Trump fiton garën presidenciale…

admin

Kamala Harris merr mbështetjen e 88 drejtuesve të korporatave të mëdha amerikane! Donald Trump fiton përkrahjen e organizatës më të madhe të policisë

admin

Kurti nga Hamburgu: Skanerët me rreze X rrisin sigurinë në kufijtë e Kosovës

admin