RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në sulmet e Iz’raelit ndaj Ga’zës humbin jetën 40 pa’lestinezë, përfshirë 5 fëmijë

ne-sulmet-e-iz’raelit-ndaj-ga’zes-humbin-jeten-40-pa’lestineze,-perfshire-5-femije

Të paktën 40 civilë, përfshirë 5 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve që ushtria izraelite ka vazhduar përgjatë ditës së djeshme në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Mahmoud Basal, zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile në Gaza jepet informacion lidhur me sulmet e kryera dje ndaj Gazës nga ushtria izraelite.

Tre persona humbën jetën në sulmin ajror që shënjestroi një grup qytetarësh në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, njoftohet në deklaratë ku bëhet e ditur se edhe në sulmin e kryer në rajonin Al-Amudi në veri kanë humbur jetën të paktën 2 qytetarë.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka shënjestruar edhe provincën e Gazës me 5 sulme ajrore dhe se si pasojë e këtyre sulmeve kanë vdekur 23 palestinezë.

Gjithashtu thuhet se të paktën 7 civilë humbën jetën në dy sulme ajrore në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe se 5 palestinezë u vranë kur një automjet civil u godit në qytetin Khan Younis në jug të Rripi i Gazës.

Ndër të tjera vihet në dukje se 5 fëmijë janë në mesin e të vrarëve nga sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës gjatë gjithë ditës.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 janë vrarë 40.435 palestinezë, përfshirë të paktën 16.589 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa janë plagosur 93.534 persona të tjerë.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.

Related posts

Qeverisë i kërkohet pezullimi i dyfishimit të tatimit në pronë deri më 2025

rezart morina

Drejtori i Institutit Sizmologjik: Nuk ka nevojë të krijohet panik

rezart morina

Mjekët në QKUK ia ngjesin krahun e këputur pacientit

admin