RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mjekët në QKUK ia ngjesin krahun e këputur pacientit

mjeket-ne-qkuk-ia-ngjesin-krahun-e-keputur-pacientit

Mjekët në Qendrën klinike Universitare të Kosovës kanë arritur t’ia ngjesin një pacienti krahun e këputur nga një aksident me xham, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës në Facebook, pacienti ishte pranuar në emergjencën e QKUK-së, derisa pas intervenimit të ekipës së duhur mjekësore, është arritur që pacientit t’i rikthehet krahu dhe është liruar për në shtëpi.

“Në momentin e pranimit në Klinikë Emergjente, pacienti A.R, 1987, e kishte pothuajse komplet të prerë krahun e djathtë, (amputim subtotal), gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.

Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipa e Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqsore, e cila e kthen gjakun në zemër).

Si graft për rekostrukcion të enëve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna). Po ashtu ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat brahiale dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipa e Neurokirurgjisë e bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipa e Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 6 ditë hospitalizimi në Kirurgji Vaskulare, u lirua në shtëpi në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SShKUK-së.

Related posts

Kurti udhëton për në Turqi, do të ketë konferencë të përbashkët me Erdoganin

rezart morina

Maqedonia rekordere për pirjen e cigares në Europë, Suedia radhitet e fundit

admin

Dëshmia e ushtares izraelite ngre pikëpyetje nëse ushtria qëlloi mbi civilët më 7 tetor

rezart morina