RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në vitin 2022 u arrestuan 301 zyrtarë publikë

ne-vitin-2022-u-arrestuan-301-zyrtare-publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar shifra të aktiviteteve të institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.

Aksioni Brezovica

Ai ka thënë se viti i kaluar ishte luftë kundër këtyre dukurive.

Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022 janë realizuar 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, ku janë arrestuar 3202 persona, prej tyre 301 zyrtarë publikë.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. U realizuan 854 operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës;U arrestuan 3202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë”, ka shkruar Kurti.

Sa i përket aksioneve në veri ai ka thënë se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale dhe janë shkatërruar 5 laboratorë të drogës në veri.

“Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit;Shkatërruam 69 grupe kriminale;U konfiskuan mbi 1.8 ton substanca narkotike. Shkatërruam 5 laboratore të drogës në veri të Kosovës, me vlerë qindra milionëshe në substanca dhe në pajisje si dhe 3 laboratore për prodhimin e kriptovalutave, po ashtu në veri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se mbi 14 milionë euro janë ngrirë nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpërlarjes së parave dhe janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante që s’ishin konform me aktet nënligjore;

“Ndërtuam 4 objekte dhe stacione policore në veri të Kosovës si dhe bëmë shtrirjen e rrjetit optik në atë pjesë të vendit tonë, duke mundësuar shtrirjen e valëve telefonike, rrjetit të internetit dhe komunikimit me radiolidhje.Krijuam Njësitin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, në kuadër të Policisë së Kosovës, i cili angazhohet në luftimin e kontrabandës, trafikimit me qenie njerëzore dhe keqpërdorimeve të tjera përgjatë vijës kufitare”, ka shkruar Kurti.

Related posts

OKB: Zgjerimi i vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor është “krim lufte”

rezart morina

Paralajmëron Norvegjia: Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n në tre vjet

admin

Draft Statuti i Asociacionit prezantohet në takimin e 2 majit

rezart morina