Në Xhaminë Qendrore të Londrës është mbajtur një ceremoni përkujtimore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë përkujtimore, përveç muslimanëve që jetojnë në Britani të Madhe, morën pjesë edhe njerëz nga fe të ndryshme.
Ceremonia u udhëheq nga prezantuesja, Sarah Joseph, e cila ishte kryetare e Bordit Drejtues të revistës “Emel” që botohej në Britani dhe ishte bërë muslimane në moshën 16-vjeçare.
Në fjalimin e saj, Joseph tha se mbretëresha Elizabeth nuk është thjesht një monarke, por një shpirt që kthehet te krijuesi i saj.
Duke thënë se Mbretëresha është “kryetarja më jetëgjatë e shtetit në botë” me udhëheqjen e saj prej më shumë se 70 vitesh në fron, Joseph tha: “Sot në botë prej 10 njerëzve 9 prej tyre e njohin vetëm Mbretëreshën si monark britanik”.
“Menaxhimi i një ndryshimi të tillë mund të jetë i vështirë dhe i turbullt”, tha Joseph duke theksuar se vdekja e Mbretëreshës i dha fund një epoke.
Vizitorët që morën pjesë në ceremoni gjithashtu shkruanin ndjenjat dhe mendimet e tyre për Mbretëreshën Elizabeth në ditarin e xhamisë.
– Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II
Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë vdiq më 8 shtator, në kështjellën Balmoral në rajonin Aberdeenshire të Skocisë, ku ajo kaloi pushimet e saj verore.
Funerali i Mbretëreshës do të mbahet në kishën Westminster Abbey në Londër të hënën, më 19 shtator.
Pas ceremonisë trupi i mbretëreshës do të varroset në një nga rezidencat e përhershme të familjes mbretërore britanike pranë Kapelës së George në kështjellën Windsor. /aa