RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë

ne-zgjedhjet-e-ardhshme-votuesit-mund-te-zgjedhin-deri-ne-10-kandidate-per-deputete

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video përmes së cilës sqaron se me Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme në zgjedhjet e ardhshme votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të Kuvendit nga i njëjti subjekt.

KQZ në një postim në Facebook thekson se votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik, ndërsa deri në 10 kandidatë për deputetë nga ai subjekt.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, thuhet në postim.

Mësoni më shumë se si duhet të plotësohet fletëvotimi përmes kësaj videoje.

Related posts

Ekstremisti Luigj Marku nga Lezha shpallet në kërkim ndërkombëtar

admin

Erdogan: Turqia kundërshton aneksimin e paligjshëm të Krimesë

admin

Gjenerali rus vritet në një shpërthim në Moskë, i kishin vendosur eksploziv në makinë

admin