Negociatat që vazhdojnë mes delegacioneve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, raportohet se do të përfundojnë sot, transmeton Anadolu.
Në lajmin e televizionit që transmeton në Egjipt “Al Ekhbariya Al-Kairo”, të cilin e bazon në një zyrtar të lartë paraqitet një deklaratë e bërë lidhur me këtë temë.
Sipas lajmit, një zyrtar i cili nuk identifikohet është shprehur se negociatat e zhvilluara mes palëve në Kajro do të përfundojnë sot.
Burimi ka bërë të ditur që Izraelit i është njoftuar se përshkallëzimi i tensionit në Rafah është i rrezikshëm dhe se Egjipti është i gatshëm për çdo lloj skenari.
Televizioni “Al Ekhbariya Al-Kairo” që transmeton në Egjipt, në lajmin e tij dje të cilin e bazonte në një zyrtar të lartë, raportoi se delegacionet e Hamasit, Katarit dhe SHBA-së morën pjesë në negociatat e mbajtura në Kajro.
Delegacionet e Katarit dhe SHBA-së vazhdojnë bisedimet me delegacionin e sigurisë të Egjiptit dhe delegacionin e Hamasit, u njoftua në lajmin ku theksohej se Egjipti vazhdon përpjekjet për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës.
The post “Negociatat mes delegacioneve për armëpushim në Gaza do të përfundojnë sot” first appeared on Radio Televizioni Iliria.