RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 15 viktima nga përmbytjet në Kentaki

te-pakten-15-viktima-nga-permbytjet-ne-kentaki

Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin lindor të SHBA-së, Kentaki, pas reshjeve të mëdha të shiut, njoftoi guvernatori Andy Beshear.

Sipas tij, në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, raportoi AP.

Beshir shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë rrethe dhe theksoi se numri i viktimave pritet të dyfishohet.

Ai shtoi se mund të duhen vite për t’u rikuperuar nga dëmi i shkaktuar.

“Tani për tani kemi të bëjmë me një nga përmbytjet më të këqija, më shkatërruese në historinë e Kentakit. Qindra do të humbasin shtëpitë e tyre,” tha Beshear, raportoi Reuters.

Garda Kombëtare dhe policia e shtetit u aktivizuan me helikopterë dhe varka për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga përmbytjet, shtoi Beshir.

Ai theksoi se më shumë se 200 persona janë në strehimore.

Autoritetet thonë se 33 mijë shtëpi ishin pa energji elektrike në Kentakin lindor dhe Virxhinian Perëndimore. /euronews

Related posts

Mbërritën në Angli me gomone, kryeministri britanik njofton dërgimin e emigrantëve në Ruandë: Fluturimet do të nisin brenda 12 javësh

admin

Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën

RTI

Shefi i mbrojtjes turke pret homologët e NATO-s në selinë ushtarake të gjeneratës së ardhshme

admin