RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nëna e dëshmorit ndjen dhimbjen si në ditën e parë për djalin që ra dëshmor në grusht shtetin e 15 korrikut

nena-e-deshmorit-ndjen-dhimbjen-si-ne-diten-e-pare-per-djalin-qe-ra-deshmor-ne-grusht-shtetin-e-15-korrikut

Për Saadet Ergüven, nënën e policit të operacioneve speciale Niyazi Ergüven që jeton në qytetin Kahramanmaraş në Turqi, dhimbja nuk di të ndalet që nga dita kur djali i saj ra dëshmor gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik 2016.

Saadet Ergüven, nëna e policit Niyazi Ergüven i cili ra dëshmor në sulmin ajror që tradhtarët e FETO-s kryen ndaj Departamentit të Operacioneve Speciale Gölbaşı në kryeqytetin Ankara, në një prononcim për Anadolu tha se dhimbja e saj është ende e freskët edhe pse kanë kaluar 7 vite nga martirizimi i djalit të saj dhe se kjo dhimbje nuk do të ndalet asnjëherë.

“Dhimbja për fëmijën tim është e freskët si dje. Djali më thërriste ‘Mbretëreshë’. Nga martirizimi i tij kanë kaluar 7 vite, por edhe shpirti im ka ikur bashkë me të. Derdh lot sa herë që vij këtu. A mund të ndalë dhimbja e shpirtit? Kjo dhimbje nuk ngjan me asgjë. Vjen Bajrami, por ky Bajram nuk është për mua. Kam harruar të jetoj, kam harruar çdo gjë”, thotë Saadet duke shtuar:

“E doja shumë djalin tim, edhe më donte shumë. Gjithmonë të premteve më telefononte. ‘Si je mbretëresha ime’ me thoshte. I thoja mirë biri im mirë jam, të kam shpirt. Por, ma morën, e ndanë nga unë fëmijën tim”.

Nëna Saadet tha se nuk e di si kalon koha pas dhimbjes që ka përjetuar. “Askush nuk do të ketë forcën të ndajë këtë vend për sa kohë që ka nëna dëshmorësh”, u shpreh ajo.

“Fatmirësisht varri i djalit nuk u dëmtua”

Lidhur me tërmetin e 6 shkurtit, Saadet shpjegoi se të gjitha sendet brenda shtëpisë ranë në tokë gjatë tërmetit, ndërsa nuk ra asnjë nga fotografitë e djalit të cilat ishin të varura në mur.

Për momentet që përjetuan gjatë tërmetit më 6 shkurt, Saadet thotë: “Sapo ndodhi tërmeti u ngritëm menjëherë dhe dolëm jashtë. Pas kësaj, kur gjërat u qetësuan u kthyem në shtëpi. Të gjitha sendet në shtëpi kishin rënë në tokë dhe ishin shpërndarë në çdo vend. Kur shkova në dhomën ku qëndronin fotografitë e djalit, fotografitë e varura në mur qëndronin aty dhe asnjëra prej tyre nuk kishte rënë në tokë”.

“Më pas shkova në varrezat e dëshmorëve për të parë varrin e tij por fatmirësisht edhe këtu nuk kishte asgjë. Gjatë tërmetit kam përjetuar momente të vështira, u mërzita shumë se shtëpia jonë mund të shembej. Sepse unë çdo gjë me djalin tim e kam jetuar në këtë shtëpi, mendova se ndoshta do të vijë djali”, tha nëna Saadet.

Related posts

Gruaja e Navalny-t dyshon në vdekje e burrit të saj, thotë se informacionet vijnë vetëm nga burimet shtetërore ruse

admin

Kryeministrja e Italisë në samitin e G7: “Italia është një mike e Iz’raelit”

rezart morina

Më shumë se 83 mijë persona u strehuan në Etiopi për shkak të konfliktit në Somaliland

rezart morina