RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ukraina do të forcojë kufijtë e saj veriorë

zelensky:-ukraina-do-te-forcoje-kufijte-e-saj-veriore

Nuk ka asnjë kërcënim pushtimi nga Bjellorusia, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një takim me udhëheqësit ushtarakë ukrainas, sipas shefit të shërbimeve sekrete ushtarake, Kyrylo Budanov.

Ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes në Minsk tha se pret ardhjen e njësive të ardhshme ushtarake ruse dhe luftëtarëve të grupit mercenar “Wagner”, e cila po zhvillon trajnime të përbashkëta me forcat bjelloruse.

Ukraina po forcon kufirin e saj verior me Bjellorusinë dhe Rusinë, ndërkohë që u ka bërë thirrje civilëve në disa rajone, që ende jetojnë pranë kufirit të largohen në vende më të sigurta.

Komandanti i forcave të përbashkëta gjeneral-lejtënant, Serhii Naiev tha dje se Ukraina vazhdon të krijojë barriera inxhinierike drejtpërdrejt përgjatë kufirit shtetëror, të hapë kanale antitanke dhe të minojë zonën, duke shtuar se qëllimi është që kjo zonë të bëhet e “pakalueshme”. /atsh

Related posts

Lirohet sërish nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

admin

Ushtria izraelite bastis 16 shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe i kthen në poste ushtarake

Kushtrim Guraj

“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën

admin