RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënë e bijë vdesin në një aksident në Prizren

nene-e-bije-vdesin-ne-nje-aksident-ne-prizren

Një grua 42-vjeçare dhe një vajzë 3-vjeçare kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e sotëm në rrugën Dragash-Zhur në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident janë përfshirë një kamion me rimorkio dhe automjeti i viktimave.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës së spitalit rajonale në Prizren.

Kurse, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa I dyshuari pas marrjes se ndihmës se par ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër te prokurorit te shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës

rezart morina

Ministri Sveçla akuzohet se ka hedhur tymuese në parlament, i parashkruhet vepra penale

admin

Izrael, politikani homoseksual emërohet kryetar i parlamentit

admin