RTV AHIRETI
Lajme

Nënkryetari i “Republika Srpska”: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

nenkryetari-i-“republika-srpska”:-per-boshnjaket-dhe-kroatet,-kosova-eshte-e-pavarur

Qamil Durakoviq, nënkryetar i Republikës “Srpska” është deklaruar lidhur me pritjet për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  së

Durakoviq është nënkryetar i Republikës “Srpska”, jeton në Srebrenicë dhe është i mbijetuari i Masakrës në këtë qytet.

Ai sot në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin është ndalur edhe te tensionet e mundshme, për politikën e Serbisë dhe Millorad Dodikut karshi vet Bosnje e Hercegovinës, por edhe për arsyet e mosnjohjes deri më tash të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

Për kosovarët kishte edhe një mesazh: “Po ndajmë fatin e njëjtë, kemi probleme të njëjta që vijnë nga instanca e njëjtë, por do t’ia dalim”.

Kur foli për Rezolutën, Durakoviq kujtoi se në vitin 2015 ishte iniciuar një Rezolutë për Srebrenicën, e sponsorizuar nga Britania e Madhe, por nuk kaloi.

E sot në orën 16:00 votohet një e re, e sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda.

Durakoviq është i bindur se kësaj radhe Rezoluta do të kalojë.

“Dallimi në mes të vitit 2015 dhe sot është se rezoluta është shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit dhe natyrisht është pritur që Rusia do ta përdorë veton. Kjo është arsyeja pse nuk kaloi. Por, sot situata është ndryshe, pasi që Asambleja e Përgjithshme do ta shqyrtoj rezolutën, e cila kërkon shumicën e thjeshtë. Kemi parë që shumë vende kanë qenë bashkë-sponsorizues, përveç Gjermanisë dhe Ruandës. Mendoj se kësaj radhe, shumica e botës së civilizuar ka dhënë qëndrimin e kristaltë, andaj jam gati i sigurt se sot në Asamblenë e Përgjithshme rezoluta do të miratohet”, ka deklaruar Durakoviq.

The post Nënkryetari i “Republika Srpska”: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

OKB: Jemi në prag të një katastrofe humanitare në Gaza

rezart morina

Abuzime miliardëshe me medikamente për kimioterapi në Gjermani

rezart morina

Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja

rezart morina