RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodik kërcënon me “pavarësim” të RS-së nga Bosnja

dodik-kercenon-me-“pavaresim”-te-rs-se-nga-bosnja

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

“Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen.

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Gjatë konferencës për media, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviq, kryeministri i RS-së, Radovan CIshkoviq, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiq dhe ministri për Drejtësi i Republikës Sërpska, Millosh Bujelloviq, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Takimi në Banja Llukë u mbajt dy ditë pasi Gjykata e Bosnjës konfirmoi aktakuzën ndaj Dodikut dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale të dështimit të zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në shtet.

Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.

Për shkak të vendimeve të Asamblesë së Republikës Sërpska, Schmidt po ashtu ka vendosur që të bëjë ndryshime në Kodin Penal të shtetit, në mënyrë që çdo veprim joligjor që shkel rendin kushtetues të konsiderohet vepër penale. Me ndryshimet në Kodin Penal, moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë është vepër penale, për të cilën mund të shqiptohet dënim deri në pesë vjet burgim.  /rel

Related posts

Mbërritën në Angli me gomone, kryeministri britanik njofton dërgimin e emigrantëve në Ruandë: Fluturimet do të nisin brenda 12 javësh

admin

Një grua gjendet e vdekur në një ordinancë private në Viti

rezart morina

BE anulon pritjen e Ditës së Evropës në Izrael në mes të tensioneve diplomatike me qeverinë e Natanyahu-t

admin