RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nënshkruhen 3 marrëveshje mes Turqisë dhe Kroacisë

nenshkruhen-3-marreveshje-mes-turqise-dhe-kroacise

Në praninë e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij të Kroacisë, Zoran Milanoviç, janë nënshkruar tre marrëveshje në fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit kokë me kokë të Erdoğan dhe Milanoviç dhe mes delegacioneve, liderët morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, mes ministrisë së Brendshme të Turqisë dhe Kroacisë, është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Sigurimin e Paqes dhe Rendit Publik, nënshkrues i të cilit ishin ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviç.

Soylu dhe Bozhinoviç gjithashtu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Ndërkohë, edhe kryetari i Arkivave Shtetërore të Presidencës së Turqisë, Uğur Ünal dhe kryetari i Arkivës Shtetërore të Kroacisë, Dinko Çutura, kanë nënshkruar një Protokoll Bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse. /aa

Related posts

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

rezart morina

13-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Kçiq merr trajtim falas në Turqi

admin

Osmani takoi gjeneralin Jashari, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

admin