RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 7 milionë euro, Kosova përparon në teknologji

nenshkruhet-marreveshja-me-vlere-7-milione-euro,-kosova-perparon-ne-teknologji

Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen Kornizë në vlerë 7 milionë euro në fushën e teknologjisë.

Marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Kosova po bëhet pjesë e programit në vlerë prej 7 miliardë euro “Evropa Digjitale” (#DigitalEurope)!
Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrova Marrëveshjen Kornizë të këtij Programi, ndërsa nga ana e European Commission, marrëveshja është nënshrkuar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji.
Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:
➡ Resurset kompjuterike me performancë të lartë,
➡ Inteligjenca artificiale (IA),
➡ Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe
➡ Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti).
Pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së. Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme” shkruan Rizvanolli në njoftim.

Related posts

Rusia thotë se ka rritur prodhimin e armëve me saktësi të lartë

admin

Turqia regjistron temperaturë rekorde

admin

Izraeli intensifikon sulmet në të gjithë Gazën, bën goditjet më të fuqishme prej disa javësh

admin