Ditë më parë, Lista Serbe ka njoftuar në lidhje me largimin e tyre nga institucionet e Kosovës.
Kurse sot në kuadër të Parlamentit të Kosovës njoftohet se janë regjistruar nëntë deputetë të Listës Serbe, si deputetë të rinj, raporton lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Ilir Kërçeli.
“Nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.