RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nëntë migrantë të vd’ekur pas përmbysjes së varkës në lumin Drina

nente-migrante-te-vd’ekur-pas-permbysjes-se-varkes-ne-lumin-drina

Të paktën nëntë migrantë të parregullt kanë humbur jetën sot pasi varka e tyre është përmbysur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Lumin Drina nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në një deklaratë, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, tha se varka është përmbysur gjatë natës dhe deri më tani janë nxjerrë tetë trupa, ndërsa një trup tjetër është gjetur në anën boshnjake.

Daçiq tha se 16 nga të mbijetuarit ishin sirianë dhe dy shtetas egjiptianë.

Të gjithë të mbijetuarit janë transferuar në spitalet në afërsi.

Ndërkohë, është duke vijuar procesi i identifikimit të migrantëve të vdekur.

Related posts

Mexhiti: Kjo Qeveri është një fillim i ri për Maqedoninë e Veriut

RTI

Ushtria izraelite zgjeron operacionin e saj në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës

RTI

Sllovenia ia tërheq vërejtjen Serbisë pas deklaratës së Vuçiqit në lidhje me Kosovën

admin