RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari Scholz kërkon të tregohet solidaritet me hebrenjtë në Gjermani

kancelari-scholz-kerkon-te-tregohet-solidaritet-me-hebrenjte-ne-gjermani

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi që të tregohet solidaritet me hebrenjtë në vendin e tij, transmeton Anadolu.

Gjatë një fjalimi në një aktivitet të zhvilluar në Berlin me rastin e festës Hanuka, Scholz tha: “Është e rëndësishme që veçanërisht në këto ditë të tregohet dhembshuri dhe solidaritet ndaj fqinjëve, miqve dhe kolegëve tanë hebrenj”.

Ai theksoi se pas konfliktit Izrael-Hamas kanë ruajtur komunitetin hebre dhe banesat e tyre në Gjermani.

“Është e trishtueshme dhe e frikshme që kjo është e nevojshme pas reagimeve të bëra këtu. Ne nuk pranojmë që qytetarët tanë hebrenj të kenë frikë të praktikojnë hapur fenë e tyre, kulturën e tyre, jetët e tyre të përditshme dhe të kenë frikë nga përdorimi i të drejtës së tyre për të qenë të dukshëm, e cila është një e drejtë themelore që e kanë pa dallim të gjithë njerëzit në shoqërinë tonë”, tha Scholz.

Kancelari gjerman shtoi se policia dhe gjyqësori në Gjermani kanë kryer proces ndaj çdo lloj antisemitizmi dhe armiqësie ndaj hebrenjve.

Related posts

“Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës kanë humbur jetën 15.103 fëmijë”

Muhamet Ramadani

Dy të vdekur në aksidente të ndara trafiku në Podujevë

admin

U mbajt takimi përgatitës për krijimin e “Bibliotekës familjare” të Bashkësisë Islame të Kosovës

Muhamet Ramadani