Është rritur në 241 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, dhe rrethinat e tij, transmeton Anadolu.
Sipas India Today, në zonat e fatkeqësive ku humbën jetën 241 persona, u shpëtuan më shumë se 4 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë të bllokuar.
Kryeministri i Nepalit, Khadga Prasad Sharma Oli, deklaroi se ka disa probleme nga ana e qeverisë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në fatkeqësitë natyrore, në të cilat deri tani janë shpëtuar 4.331 persona.
Oli udhëzoi qeverinë e tij të mbështesë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
Ndërkaq, nënsekretari i kryeministrisë, Eaknarayan Aryal, njoftoi se të paktën 29 persona rezultojnë të zhdukur dhe 126 janë lënduar për shkak të fatkeqësive.