RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nëse doni shëndet të mirë të trurit, ja ushqimet që duhet të hani

nese-doni-shendet-te-mire-te-trurit,-ja-ushqimet-qe-duhet-te-hani

E dini që gjithçka ju konsumoni çdo ditë, ndikon në funksionin dhe shëndetin e trurit tuaj, duke përfshirë edhe aftësinë për të shmangur sëmundjen e Alzhemierit.

Ekziston një ushqim në veçanti sipas Uma Naiddos, nutricioniste dhe pedagoge në Harvard University që thotë se është çelësi për një tru të shëndetshëm: perimet me gjethe jeshile. Duket se të gjithë ekspertët bien dakord në këtë pikë se ngrënia e zarzavateve me gjethe jeshile është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për trurin.

Disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të shtoni në vaktet tuaja janë:

-Sallata kale

-Spinaqi

-Sallata marule

-Lakra

Por, cilat janë tre arsyet që ndikojnë në këtë proces:

#1 Janë të pasura me vitaminë B

Shpesh, sëmundjet e tilla si depresioni dhe demenca shoqërohen me mungesë të vitaminës B, sipas një studimi Wayne State University School of Medicine. Perimet me gjethe jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9, një aleat kyç për mbështetjen e shëndetit të trurit dhe funksioneve neurologjike.

#2 Janë të pasura me lëndë ushqyese që stimulojnë trurin

Perimet me gjethe jeshile janë gjithashtu plot me folate dhe beta-karotenin. Të dy këto përbërës kanë lidhje me përmirësimin e funksionit të trurit, strukturës së këtij organi, sidomos te moshat e treta.

#3 Janë plot me fibra

Rritja e sasisë së fibrave sjell edhe një mundësi më të ulët për zhvillimin e depresionit, ky është rezultati që zbuloi një studim i botuar “Therapies Complementary in Medicine” në vitin 2021. Shtimi i fibrave në regjimin ushqimor është shumë e rëndësishme, por veçanërisht perimet dhe zarzavatet me bazë bimore dhe gjethe jeshile që janë të dendura në fibra janë një tjetër “investim” që duhet për gjendjen e trurit tuaj.

Related posts

12 simptoma që tregojnë një infeksion të veshkave

Muhamet Ramadani

Dëshironi të dobësoheni? Konsumoni këtë frut dhe mund të arrini rezultate të menjëhershme

Muhamet Ramadani

Kur palca e kockave prodhon shumë trombocite: Trombocitemia esenciale dhe mpiksjet e gjakut

Hevzi