RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nëse hani në këtë orë keni më shumë shanse për të shtuar peshë, thotë studimi

nese-hani-ne-kete-ore-keni-me-shume-shanse-per-te-shtuar-peshe,-thote-studimi

Teksa shumë njerëz i përmbahen kalorive që marrin gjatë vakteve ushqimore apo gjërave që konsumojnë, duket se koha kur ju hani është po kaq e rëndësishme për ata që janë në një betejë të vazhdueshme me kilogramët.

Një studim që do të publikohet në “Journal of Nutrition, Health, and Aging”, i realizuar nga ekspertë të ushqyerjes në “Ewha Womans University” në Seul ka analizuar kohën se kur konsumohet vakti i fundit dhe gjumi, si dy gjëra që ndikojnë direkt në peshë. Ushqimi dhe gjumi janë dy elemente që sipas studiuesve, kontrollojnë ritmin cirkadian (gjumë-zgjim), diçka që ndikon në peshën trupore të njerëzve.

Pra, kur ne flemë mjaftueshëm, ne automatikisht e kemi rikarikuar trupin me energji, kemi ndikuar në procesin e riparimit të qelizave dhe balancimin e hormoneve dhe metabolizmit për një organizëm dhe fizik më të mirë.

“Faktorët modernë të shoqërisë si orët e zgjatura në punë, turnet e natës dhe përdorimi i pajisjeve elektronike kanë krijuar regjimin e të ngrënit vonë dhe si pasojë orë më të pakta gjumi, duke ndikuar në mospërputhjen e ritmit cirkadan dhe gjithë rreziqeve shëndetësore që vijnë me këtë situatë,” thonë studiuesit.

Çrregullimi cirkadian ndodh kur ora e brendshme natyrale e trupit ndërpritet, shpesh për shkak të zakoneve si zgjimi dhe ngrënia vonë natën.

Studiuesit mblodhën informacione nga një studim korean që përfshiu 9,474 të rritur, me një moshë mesatare 54 vjeç. Studimi analizoi në mënyrë të detajuar faktorë si numri i vakteve apo shpeshtia e tyre, si dhe përqindja e kalorive në çdo vakt. Gjithashtu, studimi gjurmoi kohëzgjatjen e gjumit dhe e krahasoi atë me shtimin në peshë.

Përgjatë tre viteve te këta njerëz u analizuan të gjithë këto detaje që rezultuan më pas se ishte rreth pak se 10% e pjesëmarrësve zhvilluan obezitet. Individët që hanin darkë pas orës 21:00 të mbrëmjes kishin 20% më shumë mundësi për të zhvilluar obezitet. Ndërsa, gratë kishin më shumë shanse të shtonin yndyrë në zonën e barkut, sidomos nëse e konsumonin darkën pas këtij orari.

Pra, kini kujdes me ushqimin pas orës 21:00 të mbrëmjes sepse ky zakon mund të përkthehet në disa kilogramë më shumë me kalimin e viteve.

Related posts

Pesë ushqime që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

rezart morina

​Studimi: Lidhje alarmante mes ndotjes së ajrit dhe kancerit

rezart morina

Luftojeni të nxehtin duke u hidratuar me këto ushqime

rezart morina