RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nëse s’ka mundësi Mustafa, shteti duhet të paguajë dëmshpërblimin e viktimave

nese-s’ka-mundesi-mustafa,-shteti-duhet-te-paguaje-demshperblimin-e-viktimave

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë vendosur që Salih Musta do të paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.

Ndërkaq, trupi gjykues deklaroi se në rast që nuk ka mundësi që Mustafa – i cili mban përgjegjësinë ekskluzive për këto dëmshpërblime – të paguaj dëmshpërblim, së pari duhet që të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.

Trupi gjykues i bëri thirrje shtetit të Kosovës miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim, që të kompensohen viktimat e krimeve të luftës.

“Trupi gjykues i bëri thirrje Kosovës të miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë mekanizëm për zhdëmtim me qëllim kompensimin e plotë të viktimave të krimeve. Trupi gjykues nënvizoi se në krijimin e një mekanizmi për zhdëmtim duhet shqyrtuar mundësia e financimit të tij përmes buxhetit të Kosovës, meqë mbrojtja e të dyshuarve dhe të akuzuarve para DHSK-së financohet përmes atij buxheti. Trupi gjykues vlerëson se një përdorim i barabartë i buxhetit do të promovonte mandatin e DHSK-së”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Trupi gjykues ka dhënë vërejtje se në ligjin e Kosovës për të trajtuar dëmet dhe lëndimet e pësuara në kontekst të luftës, u referohen vetëm viktimave të shkaktuara nga forcat e armikut dhe jo të gjitha viktimave, kështu sipas tyre kanë krijuar diskriminim.

“Trupi gjykues vuri re që Kosova nuk ndërmori asnjë hap për t’u përgatitur për nevojën për të mundësuar zhdëmtimin e viktimave të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Kosova parashikoi nevojën ta mbështetë mbrojtjen e të dyshuarve dhe të akuzuarve para DHSK-së. Vërejti se legjislacioni i Kosovës që trajton dëmin dhe lëndimet e pësuara në kontekstin e luftës në Kosovë, u referohet viktimave të forcave të armikut dhe jo të gjitha viktimave. Për mendimin e trupit gjykues, këto ligje krijuan diskriminim mes viktimave të kësaj lufte. Është e rëndësishme t’i kujtojë Kosovës detyrimet e saj në lidhje me të drejtat e viktimave për mjet juridik efektiv”.

Tetë viktima do të dëmshpërblehen nga Mustafa.

“Cakton si shumë të zhdëmtimit 207 mijë euro për të cilën Mustafa është përgjegjës. Urdhëron Mustafën të paguajë 30 mijë euro viktimës 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10, nga 10 mijë euro viktimave 5, 6 dhe 12, 5 mijë euro viktimës 11, dhe 2 mijë euro viktimës 12. Kjo duhet të realizohet brenda afatit sipas afatit nga autoriteti përgjegjës”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Related posts

Katari: Bisedimet për zgjatjen e pauzës humanitare në Gaza po vazhdojnë

rezart morina

Vendet perëndimore ndihmuan Ukrainën me 13.8 miliardë dollarë në vitin 2024

RTI

Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale, ja çfarë përmban! Kontrolle sistematike për të zbuluar rrjedhje në tubacione

admin