RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nëse vëreni këto simptoma, pini më pak ujë

nese-vereni-keto-simptoma,-pini-me-pak-uje

Ndërsa sasia ideale e ujit ndryshon nga personi në person bazuar në vendndodhjen gjeografike, llojin e trupit dhe më shumë, ndërkohë që duhet shumë për të arritur pikën e “mbihidratimit”, është e mundur të pini shumë ujë.

Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është hidratimi, përveç rregullimit të temperaturës së trupit, pirja e mjaftueshme e ujit është jetike për detoksifikimin dhe duhet të jetë një prioritet gjatë gjithë ditës. Por a mund të pimë shumë ujë?

Ndërsa sasia ideale e ujit ndryshon nga personi në person bazuar në vendndodhjen gjeografike, llojin e trupit dhe më shumë, ndërkohë që duhet shumë për të arritur pikën e “mbihidratimit”, është e mundur të pini shumë ujë.

“Në mbihidratim, uji i tepërt hollon përqendrimin e elektroliteve në gjak, duke shkaktuar një çekuilibër në shumë sisteme të trupit,” tha mjekja Catherine Waldrop për Mind Body Green.

Pirja e tepërt e ujit mund të çojë edhe në një çekuilibër elektrolitik të quajtur hiponatremia, e cila mund të ketë disa efekte anësore mjaft të rënda në trup.

Hiponatremia e lehtë karakterizohet nga simptoma të traktit gastrointestinal, të përzier, të vjella, humbje oreksi…

Për fat të mirë, është relativisht e pamundur që të jeni të hidratuar, pasi kjo do t’ju kërkonte të pini sasi ekstreme të ujit çdo ditë. Megjithatë, nëse urina juaj është plotësisht e pastër, mund të jetë një shenjë që ju duhet të reduktoni sasinë e ujit që pini.

Related posts

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

RTI

Gjashtë ushqime të mira për hormonet që ju mbajnë energjikë gjatë gjithë ditës

Muhamet Ramadani

10 ushqimet që krijojnë varësi

Muhamet Ramadani