RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Nëse vrisni amerikanë, do t’ju ​​vrasim edhe ne”, thotë shefi i Pentagonit

“nese-vrisni-amerikane,-do-t’ju-​​vrasim-edhe-ne”,-thote-shefi-i-pentagonit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj çdo grupi apo shteti që kërcënon qytetarët amerikanë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara do të reagojnë pa hezitim nëse amerikanët sulmohen kudo në botë.

“Nëse vrisni amerikanë, nëse kërcënoni amerikanë kudo në tokë, ne do t’ju gjejmë pa kërkuar falje dhe pa hezitim, dhe do t’ju vrasim”, citohet të ketë thënë ai.

Deklarata u shoqërua me një video prej 21 sekondash, në të cilën shfaqen pamje të deklasifikuara të sulmeve ajrore të forcave amerikane ndaj automjeteve dhe objekteve të ndryshme që shkatërrohen gjatë operacioneve ushtarake.

Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të larta në disa rajone të botës, ku SHBA-ja ka shtuar praninë dhe aktivitetet ushtarake. /mesazhi

Related posts

Hetim mbi sulmin e tmerrshëm ajror në shkollën e vajzave në Iran

RTI

Marrjen e shtetësisë së Kosovës vitin e kaluar e kërkuan 1100 persona

Muhamet Ramadani

63 vjeçarja në Prishtinë dyshohet se u vra rreth orës 02:00, rasti në polici është paraqitur 04:40

admin