RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nesër do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm i Procesit të Berlinit

neser-do-te-mbahet-takimi-i-ministrave-te-jashtem-i-procesit-te-berlinit

Me ftesë të Ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të martën do të mbahet takimi i 10-të i ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në takim do të shënohet dhjetëvjetori i themelimit të Procesit të Berlinit, do të prezantohen rezultatet e arritura dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane, si dhe aktivitetet dhe fushat prioritare për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal që duhet të marrë mbështetje nga niveli më i lartë politik në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet më 14 tetor 2024 në Berlin.

Puna me të rinjtë dhe projektet e pajtimit do të jenë gjithashtu në fokus.

Procesi i Berlinit është një iniciativë rajonale e nisur nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2014 me qëllim të ofrimit të mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtim të integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal.

Related posts

Bien rastet me COVID-19 në Kosovë

admin

Granatë dore në parkingun e një klubi nate, arrestohen dy shqiptarët

admin

OBSH: Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për kequshqyerjen në Gaza

admin