RTV AHIRETI
Lajme

Nesër mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

neser-mbahet-seanca-ndaj-45-te-akuzuarve-per-sulmin-terrorist-te-24-shtatorit-ne-banjske

Nesër më 25 shtator do të nisë seanca gjyqësore  ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës

“Seanca fillestare në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 25 shtator 2024, në ora 09:30”, ka thënë Gashi.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar. Aty mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku. Veç tij, të vrarë mbetën edhe tre serbë të cilët në grup sulmuan veriun e Kosovës.

Organizator i këtij sulmi u vetëdeklarua ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

The post Nesër mbahet seanca ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Policia e shpall në kërkim për dhunë në familje xhudistin, Akil Gjakova

RTI

Rritja e pagave për mësimdhënësit sipas Projektligjit për Paga

admin

Shefi i OKB-së Guterres paralajmëron për rrezikun e përhapjes së situatës aktuale në Liban

RTI