RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritja e pagave për mësimdhënësit sipas Projektligjit për Paga

rritja-e-pagave-per-mesimdhenesit-sipas-projektligjit-per-paga

Instituti EdGuard ka analizuar rritjen e pagave për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar sipas projektligjit të ri për paga.

Sipas analizës, rezulton rritje prej 15% për të gjitha pozitat në arsimin parauniversitar, krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në analizën e EdGuard paraqitet se drejtorët e shkollave të mesme të larta do të kenë rritje për 74.90 euro, apo 10.81%.

Drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta 98.70 euro, apo 15.30%.

Drejtorët e institucioneve parashkollore 74.50 euro, ose 12.47%.

Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta 74.50 euro, ose 12.01%.

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët me 86.45 euro, ose 14.76%.

Mësimdhënësit në institucione parashkollore me rritje prej 86.25 euro, ose 16.04%.

Pedagogët, psikologët do të marrin rritje prej 134.30 euro apo 24.43% më shumë. /koha

Related posts

Ga’za, në sulmet e Iz’raelit vr’iten 34 pa’lestinezë, përfshirë 9 fëmijë

admin

Nuk ka vend të sigurt në Ga’za thotë zëdhënësi i OKB-së

admin

Kryerabini izraelit: Ekipet e shpëtimit në Turqi të punojnë edhe gjatë ditës së Shabbat-it

Muhamet Ramadani