RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu anulon vizitën e delegacionit në SHBA pas rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

netanyahu-anulon-viziten-e-delegacionit-ne-shba-pas-rezolutes-se-okb-se-per-armepushim-ne-gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu anuloi një vizitë zyrtare për një delegacion të lartë në Washington pas miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, Netanyahu anuloi vizitën e delegacionit pasi SHBA-ja abstenoi nga përdorimi i vetos kundër rezolutës.

Në një deklaratë të zyrës së Netanyahut thuhet se vendimi i SHBA-së për të lejuar miratimin e rezolutës është “një tërheqje e qartë nga pozicioni konsistent i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit që nga fillimi i luftës”.

Kryeministri izraelit kërcënoi më herët se do të anulonte vizitën e delegacionit nëse Washingtoni nuk vë veton ndaj rezolutës së OKB-së.

Delegacioni izraelit ishte planifikuar të vizitonte Washingtonin për të dëgjuar propozimet e SHBA-së për zgjerimin e ndihmës humanitare në Gaza, si dhe alternativat ndaj sulmit tokësor të planifikuar të Izraelit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Vizita u njoftua pas një bisede telefonike midis Netanyahut dhe presidentit të SHBA-së Joe Biden javën e kaluar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi sot një rezolutë që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës për muajin e Ramazanit.

Related posts

Qeveria gjermane nën presion të rritjes së numrit të refugjatëve

admin

Izraeli kreu sulm kundër Iranit

rezart morina

Iran, vazhdon vala e arrestimeve në protestat për Mahsa Aminin

admin