RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të ndaluar Iranin

netanyahu:-do-te-bejme-cdo-gje-te-nevojshme-per-te-ndaluar-iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për një politikë më të ashpër ndaj Iranit gjatë vizitës së tij në Berlin.

“Ne duhet të kundërshtojmë fuqishëm Iranin dhe të sigurojmë që vendi të mos prodhojë armë bërthamore”, tha Netanyahu pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

”Izraeli do të bëjë “çfarëdo që duhet” për ta parandaluar atë. Nuk kishte rrezik më të madh se programi bërthamor i Iranit. Udhëheqja iraniane kishte bërë thirrje për shkatërrimin e shtetit hebre. Populli ynë nuk do të lejojë një Holokaust të dytë”, shtoi ai.

Për të arritur këtë, bashkëpunimi me aleatët e Izraelit si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ishte i rëndësishëm. Ne duhet të veprojmë tani. Përndryshe do të ketë pasoja”, theksoi Netanyahu.

Sa i përket Iranit, Netanyahu ka thënë vazhdimisht se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak.

Scholz nga ana e tij i ka bërë thirrje Teheranit që ”t’i japë fund aktiviteteve shkatërruese në rajon”. /atsh

Related posts

SHBA sulmon Iranin për të 11-tën natë radhazi: Shpërthime në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha

Hevzi

Palestinezët e zhvendosur në Gaza presin gëzimin e Ramazanit me dekorime, pavarësisht shkatërrimit nga Izraeli

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron Iranin për forcë të paprecedentë nëse Teherani sulmon: Po përpiqen të rimëkëmben

admin